RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Oficeri gjerman i KFOR-it që kishte shërbyer në Prizren po dëshmon në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

oficeri-gjerman-i-kfor-it-qe-kishte-sherbyer-ne-prizren-po-deshmon-ne-rastin-“thaci-dhe-te-tjeret”

Oficeri i Ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus-Jensch, tha se në kohën kur kishte shkuar të kryente bastisjen në ish-godinën e MUP-it, në të cilën ishin duke qëndruar anëtarët e UÇK-së, pa një person të vdekur dhe disa të tjerë të marrë peng e që këtë gjë e konsideronte si akt penal.
Ai tha se kishte bërë fotografi të anëtareve të UÇK-së me qëllim për t’i dokumentuar personat të cilët ishin përgjegjës për atë se çfarë ishte gjetur në godinë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Duke pasur parasysh faktin që kishim një person të vdekur dhe disa persona të marrë peng, unë e konsideroja situatën si akt penal dhe doja të dokumentoja personat që ishin përgjegjës përmes fotografisë”, tha dëshmitari.

Klaus-Jensch shtoi se një prej kolonelëve gjermanë i liroi anëtarët e UÇK-së.

Në disa imazhe të paraqitura para gjykatës, shiheshin shumë armë në tokë për të cilat dëshmitari tha se liderët e UÇK-së i kishin dorëzuar në mënyrë vullnetare pasi ia kishin kërkuar ushtarët e KFOR-it.

“Pasi i kishim marrë liderët e UÇK-së i kishim kërkuar që t’i dorëzonin në mënyrë vullnetare armët, këtë gjë këtë e bënë dhe sikur mund të shikoni të gjitha dorëzimet janë materiale të cilat ne i kemi gjetur përveç armëve që u dorëzuan vullnetarisht siç e thashë”, tha ai.

Në një fotografi shihej një person i mbështetur në një makinë dhe disa te një pemë e që dëshmitari tha se ishin pjesëtarë të UÇK-së të cilët kanë qenë të pranishëm në godinë. Ndërsa, për një tjetër ai tha se iu prezantua si komandant i Zonës së Pashtrikut, i cili sipas tij fliste edhe frëngjisht.

“E mbaj mend që ishte komandant i Zonës së Pashtrikut dhe e mbaj mend që fliste frëngjisht. Kurse, ushtari në të djathë është një oficer i policisë ushtarake (i KFOR-it gjerman) të cilit nuk ia di emrin”, tha dëshmitari.

Dietrich Klaus-Jensch pohoi se ky komandanti ishte ai të cilin vetë dëshmitari e kishte marrë dhe e kishte dërguar brenda godinës së MUP-it për t’ia treguar trupin e vdekur të një personi i cili ishte gjetur nga ushtarët e KFOR-it.

Sipas prokurores Sarah Clanton, në deklaratën e mëhershme dëshmitari kishte thënë që pasi komandanti e kishte parë këtë person të vdekur, në prani të Klaus-Jensch ai kishte thënë se kjo është një katastrofë.

Related posts

Arabia me tjetër projekt futuristik, i përngjan Qabesë në pamje – VIDEO

rezart morina

Erdoğan: Turqia në 2 vitet e fundit ka shpëtuar jetën e 41 mijë njerëzve të lënë të vdesin nga Greqia

admin

Zelanda e Re shtrëngon vizat për të parandaluar rritjen e emigracionit

admin