RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: 10 milionë tonë drithë u transportuan gjatë 3 muajve nga Ukraina

okb:-10-milione-tone-drithe-u-transportuan-gjate-3-muajve-nga-ukraina

Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, e karakterizoi si “moment historik” faktin që Ukraina gjatë tre muajve ka dërguar 10 milionë tonë drithë dhe produkte të tjera ushqimore përmes marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja, raporton Anadolu Agency (AA).

“Pavarësisht të gjitha pengesave që kemi parë, feneri i shpresës në Detin e Zi është ende duke ndriçuar. Iniciativa po funksionon”, tha ai.

“Është përgjegjësia jonë kolektive që ta mbajmë atë funksionale”, deklaroi Guterres.

Guterres i kërkoi Rusisë dhe Ukrainës që të zbatojnë dhe rinovojnë plotësisht marrëveshjen e drithit, e cila skadon më 19 nëntor.

Ai inkurajoi gjithashtu heqjen e pengesave të mbetura për eksportet e ushqimit dhe plehrave ruse.

Turqia , OKB-ja, Rusia dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen për të rifilluar eksportet e drithit nga tre porte ukrainase të Detit të Zi, të cilat u ndaluan pas luftës së Moskës kundër Ukrainës në shkurt.

Related posts

Kërkohet paraburgim ndaj maqedonasit, i dyshuar për shitblerje të 6 kilogramëve heroinë

RTI

Talat Xhaferri e konfirmon: ​Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE

admin

Diaspora dërgoi mbi 1 miliard euro remitanca deri në shtator 2023

rezart morina