RTV AHIRETI
Lajme

OKB dënon sulmin ajror në Sudan ku humbën jetën 22 persona

okb-denon-sulmin-ajror-ne-sudan-ku-humben-jeten-22-persona

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dënoi sulmin ajror në Sudan ku humbën jetën 22 persona, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së thuhet se Guterres dënon sulmin ajror në Sudan ku humbën jetën 22 persona dhe se shpreh ngushëllime për të afërmit e atyre që kanë humbur jetën.

“Sekretari i Përgjithshëm vazhdon të ketë shqetësim të thellë se lufta që vazhdon mes forcave të armatosura mund të destabilizojnë të gjithë rajonin potencialisht, duke e sjellë Sudanin në prag të një lufte civile me përmasë të plotë”, thuhet në deklaratë.

Në përleshjet që vazhdojnë mes ushtrisë së Sudanit dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë (RSF), dje avionët e ushtrisë kryen sulm ajror ndaj lagjes Dar Al-Salam në Omdurman në perëndim të kryeqytetit.

Dëshmitarët kanë vënë në dukje se kanë humbur jetën të paktën 20 persona, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa në një deklaratë nga RSF u theksua se në sulme humbën jetën të paktën 31 persona ndërsa dhjetëra civilë të tjerë u plagosën.

– Përleshjet mes ushtrisë dhe RSF në Sudan

Ushtria sudaneze nga RSF të cilën më parë e ka mbështetur, kërkoi integrimin e plotë në ushtri brenda dy viteve, pasi e pa si kërcënim për shkak të veprimit të saj si një ushtri e pavarur dhe paralele.

Retorika dhe tensionet që filluan pasi RSF deklaroi se këtë mund ta pranonte në një proces të shpërndarë në rreth 10 vite pas një qeverie civile, u shndërruan në mëngjesin e 15 prillit në përleshje të armatosura mes palëve në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete të ndryshme të vendit.

Sipas shifrave të fundit të Ministrisë sudaneze të Shëndetësisë dhe OKB-së, në përleshje humbën jetën mbi 3.000 persona ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur. Rreth 3 milionë njerëz janë zhvendosur brenda dhe jashtë vendit.

Related posts

Masat e BE-së dëmtuan ekonominë, kërkohet shfuqizimi i sanksioneve

admin

FOTOLAJM/ Kate Middleton bën daljen e parë publike pas përfundimit të kimioterapive, Princesha fotografohet krah familjes mbretërore

admin

39 palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite, thotë zyrtari i Katarit

rezart morina