RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Ga’za është kthyer në gërmadha, palestinezët përpiqen të mbijetojnë në kushte çnjerëzore

okb:-ga’za-eshte-kthyer-ne-germadha,-palestinezet-perpiqen-te-mbijetojne-ne-kushte-cnjerezore

OKB-ja tha sot se Rripi i Gazës, nën sulmet izraelite për tetë muaj, është kthyer në gërmadha dhe se familjet palestineze po përpiqen të mbijetojnë në kushte çnjerëzore, transmeton Anadolu.

Gaza është kthyer në gërmadha dhe familjet palestineze duhet të mbijetojnë në kushte çnjerëzore me ujë, ushqim dhe furnizime të pakta, tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, ose UNRWA, në X.

Agjencia e OKB-së tha se vazhdon të sigurojë miell për njerëzit edhe në rrethanat më të rënda dhe të paimagjinueshme, por rrethimi i Gazës duhet të përfundojë menjëherë.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Rreth 36.400 palestinezë janë vrarë që atëherë në Gaza, shumica dërrmuese gra dhe fëmijë, dhe mbi 82.000 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Gati tetë muaj pas fillimit të luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë shndërruar në rrënoja, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila në vendimin e saj të fundit e urdhëroi atë të ndalonte menjëherë operacionin e tij në Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej.

Related posts

Rreth 44% e refugjatëve ukrainas duan të qëndrojnë në Gjermani

admin

Situatë e qetë në Veri, policia prezente afër objekteve komunale

rezart morina

SHBA, shpallet gjendje e jashtëzakonshme për të pastrehët në Los Angeles

admin