Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se mbi 20 milionë njerëz në Etiopi kanë nevojë për ndihmë humanitare për shkak të efekteve të thatësirës, përmbytjeve dhe konflikteve, transmeton Anadolu.
Sipas raportit të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (UNOCHA), 4.5 milionë njerëz në të gjithë vendin janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të fatkeqësive dhe konflikteve.
Në vendin me rreth 120 milion banorë, 20 milionë njerëz janë në nevojë për ndihmë humanitare dhe vetëm në 3 muajt e fundit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut janë prekur negativisht 1.5 milion persona.
Ndërsa në rajonet Amhara, Tigray dhe Afar të vendit, 5 milionë njerëz përballen me kushte të ngjashme me thatësirën.
Pas konflikteve që kanë vazhduar në rajonin Tigray për 2 vite si dhe konfliktet që tashmë vazhdojnë dhe në rajonin Amhara, kanë prekur negativisht sigurinë ushqimore.
OKB-ja ka njoftuar se nevojiten 4 miliardë dollarë për dërgimin e ndihmave të nevojshme në rajon.