RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Kriza ushqimore do ta destabilizojë edhe më shumë Lindjen e Mesme

okb:-kriza-ushqimore-do-ta-destabilizoje-edhe-me-shume-lindjen-e-mesme

Programi Botëror i Ushqimit ka shprehur shqetësime se një krizë e vazhdueshme ushqimore në Lindjen e Mesme, mund të destabilizojë edhe më shumë rajonin.

Pesë shtete në këtë rajon janë duke u përballur me norma të inflacionit mbi 60 për qind, ndërsa disa tjera me nivele treshifrore, ka thënë Corinne Fleischer, drejtore e Programit Botëror të Ushqimit, për rajonin e Lindjes së Mesme.

“Kur ushqimi bëhet i papërballueshëm, rezultat është uria”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

Varësia ndaj importeve dhe kriza klimatike, është thënë se vetëm sa mund ta përkeqësojnë situatën.

Programi Botëror i Ushqimit – agjencia e Kombeve të Bashkuara – ka thënë se ushqimi në këtë rajon blihet me çmime të larta, pasi vetë rajoni nuk prodhon mjaftueshëm ushqim.

Ndërkohë, thatësia, valët e të nxehtit, zjarret pyjore dhe vërshimet, janë duke shkatërruar një pjesë të mirë të tokës pjellore.

Libani është shteti që është duke u përballur më së shumti me këto probleme.

Sipas Bankës Botërore, ky shtet renditet si një prej vendeve me inflacionin më të lartë në botë.

Siria është përmendur, po ashtu, si vend që vuan nga kushtet e rënda. /rel

Related posts

Turqia dërgon aeroplan shtesë me ndihma në Iran pas përmbytjeve vdekjeprurëse

admin

Kryeministri i Irakut: Situata në Gaza ‘zhvillim i vështirë dhe i rrezikshëm’

rezart morina

Shefi i OBSH-së: Më shumë kalime tokësore në Gaza, e vetmja mënyrë për të parandaluar urinë

RTI