RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Njerëzit në Gaza po vdesin para syve të botës

okb:-njerezit-ne-gaza-po-vdesin-para-syve-te-botes

Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se njerëzit vazhdojnë të vdesin para syve të botës në katastrofën e pashembullt që përjetohet në Rripin e Gazës ku Izraeli ka detyruar popullatën duke i lënë në uri dhe pa ujë, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e saj në median sociale X, UNRWA tërhoqi vëmendjen mbi urinë dhe krizën humanitare që thellohet çdo ditë e më shumë në Rripin e Gazës që ndodhet në bllokadën dhe sulmet e Izraelit.

“Një katastrofë e pashembullt po përjetohet para syve tanë Gaza. Çdo orë që kalon po bëhet edhe më i pashpresë në Gazën nën bllokadë. Njerëzit në Gaza po vdesin para syve të botës”, theksohet në postim.

Në një deklaratë të bërë dy ditë më parë nga UNRWA thuhej se “Nevojat e mëdha humanitare të më shumë se 2 milionë njerëzve në Gaza ndodhen përballë rrezikut të thellimit të mëtejshëm, pas vendimit të 16 vendeve donatore për të ndërprerë mbështetjen financiare për UNRWA-në”.

Komisioneri i përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini paralajmëroi se në rast të vazhdimit të ndërprerjes së mbështetjes financiare për institucionin, me shumë mundësi do të detyrohen të ndalojnë punimet tyre pas fundit të këtij muaji jo vetëm në Gaza por në të gjithë rajonin.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare thotë se 2.2 milionë njerëz janë përballë rrezikut të urisë në Rripin e Gazës i cili ndodhet nën sulmin intensiv të Izraelit.

Në sulmet që Izraeli ka kryer ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani, përfshirë të paktën 12 mijë fëmijë dhe 8.190 gra janë vrarë 27.238 palestinezë si dhe janë plagosur 66.452 të tjerë. Nën rrënoja ende ndodhen mijëra të vrarë ndërsa po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore në të cilët është strehuar popullata.

Related posts

Presidenti Erdoğan takohet me homologun irakian

admin

“Monopol i paligjshëm për kërkimin në internet”- SHBA shqyrton mundësinë e ndarjes së kompanisë Google

admin

Kremtohet 104-vjetori i Tiranës Kryeqytet

rezart morina