Ekonomisë së Ukrainës i nevojiten 486 miliardë dollarë për t’u rikuperuar pas dy vitesh luftë, transmeton Anadolu.
Raporti i përgatitur nga Kombet e Bashkuara (OKB), Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Qeveria e Ukrainës përfshin vlerësime të dëmeve që pësoi ekonomia ukrainase nga lufta me Rusinë.
“Ukraina pësoi humbje të drejtpërdrejtë prej 152 miliardë dollarësh për shkak të luftës dhe se qeverisë do t’i duheshin 15 miliardë dollarë këtë vit për detyra prioritare si ndërtimi dhe restaurimi”, thuhet në raport.
Në 10 vitet e ardhshme nevojiten 486 miliardë dollarë që ekonomia e vendit të rimëkëmbet ku 17 për qind e kësaj shume do të shpenzohej për ndërtimin e banesave, 15 për qind për transport, 14 për qind për tregti dhe industri, 12 për qind për bujqësi dhe 10 për qind për energjinë, rekomandohet të përdoret për investime.
Fushat më të prekura nga lufta janë strehimi, shërbimet sociale, transporti, tregtia, industria, energjia dhe bujqësia. Kievi, Donbasi, Khersoni dhe Zaporizhzhia ishin rajonet më të dëmtuara.
Në deklaratën e tij të përfshirë në raport, kryeministri ukrainas Denis Shmygal tha se burimi kryesor i ndihmës financiare për vendin e tij duhet të jenë asetet ruse të ngrira në vendet perëndimore.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i përshkroi përpjekjet e vendeve perëndimore për të kapur asetet e ngrira ruse si “banditizëm”.