RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Shkon në 100 mijë numri i të zhvendosurve nga Libani në Siri

okb:-shkon-ne-100-mije-numri-i-te-zhvendosurve-nga-libani-ne-siri

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi tha se numri i personave që janë larguar nga sulmet e Izraelit dhe kanë kaluar nga Libani në Siri ka arritur në 100 mijë, transmeton Anadolu.

Grandi ndau një postim në X në lidhje me sulmet e Izraelit në Liban.

“Numri i libanezëve dhe sirianëve që u larguan nga sulmet ajrore izraelite dhe kaluan nga Libani në Siri arriti në 100 mijë”, tha Grandi duke thënë se kalimet drejt Sirisë vazhdojnë.

Ai vuri në dukje se zyrtarët e Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ishin të pranishëm në katër pika kalimi së bashku me autoritetet lokale dhe Gjysmëhënën e Kuqe Siriane për të mbështetur ata që kalonin në rajon.

– Në sulmet e intensifikuara të Izraelit në Liban humbën jetën 1.174 persona

Ushtria izraelite e cila që nga 8 tetori vazhdon konfliktet e kontrolluara me Hazbollahun, më 23 shtator kreu qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.

Sipas autoriteteve libaneze, gjithsej 1.174 persona, përfshirë 104 fëmijë dhe 194 gra, janë vrarë që nga 17 shtatori kur shpërthyen pajisjet e komunikimit “pager” të përdorura nga Hezbollahu.

Lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah u vra në sulmet ajrore të ushtrisë izraelite në Bejrut më 27 shtator.

Ndërsa Hezbollahu i përgjigjet me predha dhe raketa Izraelit. Në këto sulme, të cilat kryesisht kishin në shënjestër bazat e ushtrisë në anën izraelite nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Për shkak të bombardimeve izraelite brenda vendit janë zhvendosur qindra mijëra njerëz. Teksa vala e migrimit vazhdon nga pjesët jugore të vendit drejt kryeqytetit Bejrut dhe veriut, dhjetëra mijëra persona kanë migruar drejt Sirisë.

Related posts

Morawiecki: Kujtoni Luftën e Dytë Botërore që të mos përsëriten gabimet me Ukrainën

admin

Bullgaria me kryeministre të re në detyrë

RTI

A po braktiset Kosova pas liberalizimit të vizave? Ja çfarë thonë shifrat që nga muaji janar

admin