RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB: Turqia mund të dërgojë ekipe shpëtimi në Afganistan

okb:-turqia-mund-te-dergoje-ekipe-shpetimi-ne-afganistan

Kombet e Bashkuara nuk kanë aftësi kërkimi dhe shpëtimi në Afganistan dhe Turqia është “e pozicionuar më së miri” për t’i ofruar ato pas një tërmeti vdekjeprurës në Afganistan të mërkurën, tha një zyrtar i lartë i ndihmave në OKB.

“Ne folëm për këtë me ambasadën e Turqisë këtu në terren dhe ata janë duke pritur për kërkesën zyrtare,” tha zëvendësi i dërguarit të OKB-së në Afganistan, Ramiz Alakbarov, i cili koordinon operacionet humanitare.

“Ne do të mund të bëjmë një kërkesë të tillë vetëm pas diskutimit me autoritetet de facto dhe bazuar në atë që është realiteti në terren për momentin.

Numri i viktimave prej tërmetit të fuqishëm që tronditi Afganistanin lindor në orët e para të mëngjesit të 22 qershorit është rritur në pothuajse 1,000, një numër që zyrtarët afganë thanë se ka të ngjarë të rritet pasi informacionet vazhdojnë të vijnë nga fshatrat e thella malore.

“Deri më tani, informacioni që kemi është se të paktën 920 njerëz janë vrarë dhe 610 janë plagosur”, tha Mawlawi Sharafuddin Muslim, zëvendësministër për menaxhimin e fatkeqësive në qeverinë talibane, gjatë një konference për shtyp në Kabul.

“Ky është informacion fillestar dhe mund të vazhdojë të rritet”, u tha Muslim gazetarëve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) tha se tërmeti goditi rreth 46 kilometra nga qyteti juglindor i Khost, pranë kufirit me Pakistanin, në një thellësi prej 51 kilometrash.

Tërmeti ishte më vdekjeprurësi që nga viti 2002, kur një tërmet me magnitudë 6.1 vrau rreth 1000 njerëz në Afganistanin verior. /rel

Related posts

Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

RTI

Kosovë, ndërron jetë ushtari turk i KFOR-it

rezart morina

Ministria kundër kërkesës për largimin nga puna të mësueses me mbulesë

admin