RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Opozita: Kosova pësoi regres në të gjitha aspektet për këto dy vite

opozita:-kosova-pesoi-regres-ne-te-gjitha-aspektet-per-keto-dy-vite

Partitë opozitare PDK e AAK kanë drejtuar akuza kundrejt ekzekutivit, duke thënë se Kosova ka pësuar regres në të gjitha aspektet për këto dy vite sa është në qeverisje Lëvizja Vetëvendosje.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri Albin Kurti i ka sjellë Kosovës në tavolinë një marrëveshje të dëmshme.

Tahiri ka thënë se tashmë po hapet një proces i ri i dialogut.

“Vetë institucionet e Kosovës në një formë po e kontestojnë shtetësinë tonë. Neni 7 po e etablon atë që do të ndërtohet e që ka me qenë autonomia e serbëve. Nuk është Asociacioni më çështje, është neni 7, është autonomia që ne e marrim si obligim ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Tahiri më tej ka thënë se nuk është e pranueshme që deputetët e pushteti të propozojnë komision hetimor për dhunën ndaj gruas, derisa ka institucione që duhet të merren me këtë punë.

“Sikur ky komision hetimor të propozohej nga grupet opozitare parlamentare do të ishte më se e arsyeshme, mirëpo të propozojë komision hetimor parlamentar mazhoranca-pushteti për hetimin e dhunës në familje dhe dhunës ndaj gruas vërtet është e tmerrshme. Duke qenë se kanë të gjitha institucionet, mekanizmat, institucionet në dorë për hetimin dhe për ndjekjen e këtij fenomeni jashtëzakonisht të dëmshëm për shoqërinë tonë dhe me u çu sot dhe me themelua sot komision hetimor partia në pushtet tregon se kjo qeverisje tash e dy vite vërtet ka pësuar dhe ka dështuar në shumë hallka. Kjo i bie që në radhë të parë kur të vije puna me krijua komision hetimor pushteti, atëherë së paku dy ministrat që lidhen me fushën e sundimit të ligjit, ministri i Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë duhet me dhënë dorëheqje”, tha ai.

Ndërkaq shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në seancën e radhës që pritet të mbahet më 23 mars, pikë e parë e rendit të ditës duhet të jetë debati mbi dy vjet qeverisjeje të Albin Kurtit.

“Për këto dy vite Kosova në të gjitha aspektet ka pësuar regres. Për ne është e papranueshme që ekonomia dhe sektori privat e veçanërisht për punëtorët në sektorin privat e publik, realisht janë kthyer në raste sociale. Në rrafshin ndërkombëtar ka regres, nuk ka asnjë njohje, nuk ka asnjë veprim që e forcon shtetësinë e Kosovës.

Partitë politike komunikojnë përmes Kuvendit. Kemi kundërshtuar fuqishëm ngritjen e tarifave të energjisë. Kjo rritje jo vetëm që është e panatyrshme se në njërën anë shteti po subvencionon energjinë e në anën tjetër po e shtrenjton energjinë. Na jemi kundër, do të jemi kundër dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur që të ndalojmë këtë rritje të energjisë”, ka thënë ai.

Related posts

Kosova merr statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s, Osmani: NATO është fati i Kosovës

rezart morina

Kurti: Mbi 7000 libra për luftën në Kosovë janë shkruar nga ndërkombëtarët

RTI

VIDEO/ U shfaq në publik pas disa muajsh, lideri suprem i Iranit mban në krah një pushkë! BBC: Khamenei tregoi se nuk ka frikë nga Izraeli

admin