Bashkimi Evropian ka nevojë për bashkëpunim më të ngushtë për tregjet dhe mbrojtjen, por jo për çështje politike siç është emigracioni, ku dallimet e mëdha mes vendeve e bëjnë të pamundur një gjë të tillë, tha të premten kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.
“Ka çështje, madje çështje ekzistenciale, për të cilat ne nuk kemi zgjidhje të përbashkëta. Ato janë, lufta dhe paqja, emigracioni, gjinia, shoqëria bazuar në punë dhe punësimi i plotë”, tha Orban në një konferencë në Itali.
“Nëse na detyroni të bashkohemi për çështje për të cilat nuk pajtohemi, atëherë kështu e shpërbëni Bashkimin Evropian”, tha ai.