RTV AHIRETI
Lajme

Osmani: Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës, mirënjohëse ndaj SHBA-së

osmani:-eshte-hera-e-pare-ne-histori-qe-kosova-perfshihet-ne-nje-samit-te-aleances-se-shpreses,-mirenjohese-ndaj-shba-se

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit amerikan Joe Biden, përfaqësoi Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s, në Washington D.C.

Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të Samitit të NATO-s, presidentja Osmani e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për shtetin e Kosovës.

“Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës dhe për këtë u jam mirënjohëse personalisht Presidentit Biden dhe SHBA-ve”, ka theksuar presidentja Osmani.

Në përfundim të Samitit, Presidentja Osmani ka biseduar me Presidentin Biden, të cilin e ka falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e tij ndaj Kosovës, si dhe ka pasur mundësi të diskutojë edhe me liderë të tjerë nga disa shtete të botës./Telegrafi/

The post Osmani: Është hera e parë në histori që Kosova përfshihet në një Samit të aleancës së shpresës, mirënjohëse ndaj SHBA-së first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Macron kërkoi fshehurazi nga mediat të përhapin “fjalë të mira” për reformat e diskutueshme të pensioneve

admin

Rojet kufitare saudite akuzohen për vrasjen e qindra emigrantëve – VIDEO

rezart morina

Azerbajxhani dënon djegien e flamujve të Turqisë dhe Azerbajxhanit në Armeni

rezart morina