Presidentja Vjosa Osmani është takuar të enjten me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Jim O’Brien gjatë qëndrimit në New York.
Në njoftimin Osmanit thuhet se në këtë takim është diskutuar thellimin e bashkëpunimit, si dhe për paqen dhe sigurinë në rajon.
“Takimi i radhës me ndihmës-sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien, për të diskutuar për thellimin më tutje të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara, si dhe ndërmarrjen e hapave që janë në interes të qytetarëve të Kosovës, integrimit euroatlantik të vendit tonë, si dhe paqes dhe sigurisë në të gjithë rajonin”, ka shkruar ajo.
Gjatë vizitës në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Osmani është takuar edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe liderë të tjerë botërorë.