Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Komunitetit turk.
Osmani tha se komuniteti turk ka kontribuar në procesin e shtet ndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale.
“Në Ditën e Komunitetit turk, festojmë për mozaikun e pasur të diversitetit etnik e kulturor të Kosovës. Tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë Kosovën dhe nxisin mirëkuptim, tolerancë e harmoni. Komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale. thuhet në postimin e presidencës në Facebook.