Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar homologun francez Emmauel Macron dhe gjithë popullin e Francës me rastin e 14 korrikut, Dita Kombëtare e Francës.
Osmani në një postim në X, ka thënë se Kosova është krenare me partneritetin me Francën dhe pret që lidhjet mes dy vendeve të forcohen.
“Kosova është krenare për partneritetin tonë të qëndrueshëm, të bazuar në vlerat e përbashkëta, besimin dhe respektin. Ne bashkohemi me ju për të festuar këtë ditë të veçantë dhe mezi presim t’i forcojmë lidhjet tona edhe më tej”, ka shkruar Osmani.