Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Presidenti amerikan, Joe Biden që nga dita e tij si Senator i Shteteve të Bashkuara e, deri në mandatin e tij si zëvendëspresident dhe si President gjithmonë ka mbrojtur lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës.
Osmani deklaroi se mirënjohja e popullit të Kosovës ndaj tij, do të mbetet gjithmonë e thellë, shkruan teve1.info
“I urojmë Presidentit Biden një vazhdim të suksesshëm të mandatit të tij dhe gjithë të mirat për të dhe familjen Biden në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në X.