RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani pas takimit me Fidan: Forcimi i partneritetit midis dy shteteve, përkushtim i përbashkët

osmani-pas-takimit-me-fidan:-forcimi-i-partneritetit-midis-dy-shteteve,-perkushtim-i-perbashket

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me kryediplomatin turk, Hakan Fidan, ka njoftuar se bashkë kanë diskutuar për potencialin e bashkëpunimit, në fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes.

Osmani, po ashtu, ka treguar se përkushtim i përbashkët i dy shteteve, do të vazhdojë të mbetet forcimi i partneritetit mes tyre.

“Në takim me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, e falënderova për miqësinë dhe mbështetjen e shtetit turk për Republikën e Kosovës në çdo etapë e proces. Me ministrin diskutuam për potencialin e bashkëpunimit përfshirë fushën e politikës së jashtme dhe mbrojtjes, si dhe fusha të tjera të interesit të ndërsjellë. Forcimi i partneritetit midis Kosovës dhe Turqisë mbetet përkushtim i përbashkët”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Related posts

“150 mijë iz’raelitë mbetën të bllokuar jashtë vendit pasi u ndaluan fluturimet”

admin

Polonia pranon se ka “konflikt” me Ukrainën për eksportet e drithërave që rrjedhin në tregjet e saj

admin

Protestat në Iran vazhduan në ditën e 15-të

admin