RTV AHIRETI
Lajme

Osmani për protestën e 1 Tetorit: Ndryshoi rrjedhën e historisë

osmani-per-protesten-e-1-tetorit:-ndryshoi-rrjedhen-e-historise

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se protesta e 1 Tetorit të vitit 1997, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe ishte momenti kyç në historinë e lëvizjes së rezistencës në Kosovë.

27 vjet më parë, sipas Osmanit , guximi dhe vendosmëria e studentëve të Universitetit të Prishtinës shënoi protestën vendimtare kundër mbylljes dhe okupimit të shkollave shqipe dhe universitetit nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit.

“Në krye me rektorin Ejup Statovci, protesta shërbeu si një paralajmërim i hershëm për zhvillimet e mëpasme, të cilat kulmuan me luftën çlirimtare dhe me pavarësinë e Kosovës”.

“1 tetori i vitit 1997, është simbol i qëndresës së popullit të Kosovës dhe  kujtesë se lufta për liri dhe pavarësi ishte e gjatë, e mundimshme, por triumfale”, tha e para e shtetit.

The post Osmani për protestën e 1 Tetorit: Ndryshoi rrjedhën e historisë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Njihej për rolet e saj në Harry Potter dhe Downton Abbey, ndahet nga jeta aktorja Maggie Smith

admin

Përfundon takimi i Escobarit me opozitën, Krasniqi: Partneriteti me SHBA-në është i paalternativë

admin

OBSH: Rreth 160 fëmijë po vriten në Gaza çdo ditë

admin6