RTV AHIRETI
Lajme

Osmani: Procesi i Berlinit me rëndësi për perspektivën evropiane të Ballkanit

osmani:-procesi-i-berlinit-me-rendesi-per-perspektiven-evropiane-te-ballkanit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar homologun e saj gjerman Frank-Walter Steinmeier, me të cilin ka diskutuar mbi thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe avancimin e integrimit të vendit tonë në organizatat ndërkombëtare.

Osmani në ditën e dytë të vizitës së punës në Gjermani shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në procesin e lirisë dhe shtet-ndërtimit, por edhe në rrugën euroatlantike.

“Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe progresit. Gjermania është aleate strategjike në rrugëtimin e Kosovës drejt fuqizimit dhe integrimit ndërkombëtar, ndaj presim që ta forcojmë edhe më tej këtë partneritet në vitet në vijim”, tha Osmani.

Procesin e Berlinit, Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ajo në këtë kontekst ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Osmani ka potencuar rolin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në Gjermani, e cila është urë e fuqishme për raportet ndërmjet dy shteteve.

Të dy presidentët diskutuan gjithashtu dhe potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

The post Osmani: Procesi i Berlinit me rëndësi për perspektivën evropiane të Ballkanit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Inteligjenca ukrainase “hakon” kanalet televizive ruse, ndërpresin programet dhe shfaqin humbjet e ushtrisë së Putinit

admin

Kurti i bën thirrje mërgatës në Gjermani : Regjistrohuni, votoni dhe investoni në Kosovë

RTI

Osmani: Përgjegjës për ndalimin e autobusëve në Serbi është Vuçiqi

admin