RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani propozon program kombëtar për ushtrinë

osmani-propozon-program-kombetar-per-ushtrine

Presidentja Vjosa Osmani, ka premtuar program shtetëror të bazuar në 7 shtylla kyçe për përmirësimin e kushteve të punës dhe jetës së rekrutëve.

Ajo në ceremoninë e certifikimit 325 ushtarëve të rinj të FSK-së, që është mbajtur në Ferizaj, ka thënë se gjatë këtij viti bashkë me stafin e saj, ka hartuar një propozim për këtë program.

“Gjatë këtij viti së bashku më stafin tim kemi punuar në hartimin e një propozimi për një program shtetëror që bazohet në shtatë shtylla si në vijim: E para është realizmi i pagesave të shtesave në paga për rrezikshmëri, e dyta është realizmi i pagesave të punë me ndërrime apo kujdestari për punë jashtë orarit, e treta është shërbimi i sigurimit jetësor dhe shëndetësor, e katërta është ndërtimi dhe funksionalizimi i spitalit ushtarak për shërbime deri në nivelin terciar për ushtarakët, policët dhe familjet e tyre si dhe për familjet e ushtarëve të FSK-së dhe policëve të rënë në detyrë, si dhe për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, e pesta është përmirësimi i cilësisë së ushqimit dhe transportit, e gjashtë është sigurimi i banimit të përballueshëm dhe e shtata krijimi i fondit kreditues me kushte të veçanta për ushtarët e FSK-së”, është shprehur Osmani.

Ajo ka thënë se për ndryshimet legjislative që duhen për këtë program Presidenca do të bashkëpunojë.

Ndërkohë që kryeministri Albin Kurti, ka thënë se kjo gjeneratë e rekrutëve të FSK-së janë të veçantë sepse janë numri më i lartë i diplomuarve.

Ai ka thënë se ndjehet krenar me ushtarët e FSK-së. Ka përmendur rritjen e buxhetit dhe sipas tij, katërfishimin e investimeve në trajnime dhe shkollime ushtarake, shkruan RTK.

“Ushtria jonë po rritet e do të zhvillohet në vazhdimësi me të rinj e të reja si ju që dëshirojnë t’i shërbejnë atdheut, pikërisht si shqiponja sy patrembur që qëndisur si emblemë keni në krahë e që me nder e krenari bartni uniformën e FSK-së. Kjo ndjenjë krenarie është rrjedhojë e një pune të madhe ekipore: Investimet ministrore në trajnimet e shkollimet e ushtarakëve dhe furnizimet me armatime e pajisjeve të tjera, më shumë se kaq, investimin tuaj shpirtëror dhe gatishmërinë për ta mbrojtur atdheun dhe të ardhmen e tij. Nga sot jeni shtylla e radhës e Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Related posts

Rusia: Goditëm elementët industrialë ushtarakë dhe bazat ajrore të Ukrainës

rezart morina

Ushtria izraelite bastis kampin e refugjatëve palestinezë në Bregun Perëndimor

rezart morina

Maqedonci: Kosova këtë javë i çon kamionë e autoblinda Ukrainës, pakoja tjetër me predha mortajash së shpejti

rezart morina