RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani shkon në ShBA për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s

osmani-shkon-ne-shba-per-te-marre-pjese-ne-samitin-e-nato-s

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Washington D.C., me ftesë të sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili mbahet në kuadër të Samitit të NATO-s, në 75 vjetorin e themelimit të kësaj organizate ushtarake.

Osmani ka theksuar se përfshirja e Kosovës në aktivitete të tilla është e një rëndësie të veçantë, meqë është hera e parë që Kosova përfshihet në ngjarje në kuadër të samitit të NATO-s.

“Kjo mundëson krijimin e partneriteteve të reja në rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO. Përfshirja e Kosovës në aktivitetin e organizuar nga Sekretari Blinken dedikuar Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë është tregues i fuqishëm i rolit në rritje që po luan Kosova në avancimin e kësaj agjende ne nivel global dhe përkushtimit të saj ndaj parimeve dhe vlerave të mbështetura nga NATO-ja”, thuhet në komunikatë.

Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Osmani thuhet se do të zhvillojë edhe aktivitete e takime të tjera ku do të diskutohet forcimi i bashkëpunimit me qëllim të kontributit për paqe dhe siguri në rajoni e më gjerë.

“Kujtojmë se Zyra e Presidentes është përzgjedhur në mesin e 3 partnerëve global nga Zyra e Sekretarit Blinken për ta themeluar Qendrën Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Marrëveshja për themelimin e kësaj Qendre është nënshkruar nga Presidentja Osmani dhe Zyra e Sekretarit Blinken në prill 2024, gjatë Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Ndërkohë, Samiti i NATO-s në Washington D.C., shërben si një platformë për shtetet anëtare dhe shtetet partnere që të bashkëpunojnë në çështjet urgjente të sigurisë globale dhe të riafirmojnë përkushtimin e tyre për një të ardhme më të sigurt.

Related posts

Gra, fëmijë të vrarë nga izraelitët në mesin e më shumë se 160 të vrarëve në 24 orët e fundit, tha OKB

admin6

EULEX-i i dhuron donacion nënstacionit të policisë në Suhodoll

rezart morina

Abortoi foshnjën në Podujevë, caktohet një muaj paraburgim ndaj të dyshuarës

admin