Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të shtunën do të jetë në Mal të Zi.
Presidenca ka njoftuar se Osmani është ftuar nga autoritetet shtetërore të Malit të Zi, me ç’rast do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidenti të ri, Jakov Milatović.
“Pas pjesëmarrjes në seancën e Kuvendit të Malit të Zi, në të cilën presidenti Milatović pritet ta japë betimin, Presidentja Osmani, krahas homologëve të rajonit do të marrë pjesë edhe në pritjen zyrtare të presidentit të sapozgjedhur”, thuhet në komunikatë.
Derisa, Osmani ka theksuar se pjesëmarrja në këtë ceremoni, është riafrim i përkushtimit të vazhdueshëm për miqësi dhe bashkëpunim në rrugën e përbashkët euroatlantike të Kosovës dhe Malit të Zi.