Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar takimin e parë me homologun e saj çek, Petr Pavel.
Osmani ka thënë se takimi me presidentin çek, u fokusua në angazhimin e përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe forcimin e partneritetit midis Kosovës dhe Çekisë.
“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë , sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh.
Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar presidentja.