Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Osmani të hënën mbrëmje ka pasur një darkë në New York me këshilltarin e lartë amerikan, Derek Chollet dhe të dërguarin e SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar.
Presidentja ka njoftuar se në takim kanë biseduar për zhvillimet në dialog.
“Theksoi rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-së është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, thotë Osmani.
Gjatë vizitës në SHBA, Osmani ka zhvilluar takime edhe me liderë tjerë botërorë.