RTV AHIRETI
Lajme

Osmani udhëton në Shkup, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

osmani-udheton-ne-shkup,-merr-pjese-ne-samitin-e-vendeve-te-evropes-juglindore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Osmani do të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë Samit, presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Përgjatë qëndrimit në Shkup, Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera, njofton Presidenca.

The post Osmani udhëton në Shkup, merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SBASHK-u paralajmëron protestë më 1 maj

RTI

Temperaturat ekstreme në Irak

rezart morina

BE-ja thotë se raporti nga i cili varet heqja ose jo e masave ndaj Kosovës, drejt finalizimit

RTI