RTV AHIRETI
Lajme

Osmani uron Rutte:Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO do të forcohet

osmani-uron-rutte:nen-udheheqjen-tuaj,-partneriteti-me-nato-do-te-forcohet

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për marrjen zyrtare të detyrës. Ajo ka thënë se beson që gjatë udhëheqjes së tij, partneriteti me familjen euroatlantike do të forcohet.

“Urime Mark Rutte për marrjen zyrtarisht të detyrës si Sekretari i ri i Përgjithshëm. Jam e bindur se nën udhëheqjen tuaj, partneriteti dhe bashkëpunimi ynë do të forcohen edhe më shumë”, ka shkruar presidentja në platformën X.

Tutje e para e shtetit ka thënë se pret me padurim të punojnë së bashku drejt garantimit të paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon dhe në avancimin e rrugës së Kosovës drejt NATO-s.

Osmani po ashtu ka falënderuar sekretarin e deritanishëm, Jens Stoltenberg, për udhëheqjen e tij, teksa i ka uruar më të mirat në rrugëtimin e tij profesional.

 

The post Osmani uron Rutte:Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO do të forcohet first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Palestinë

admin

Raporti i Senatit Kanadez: Islamofobia ka lëshuar rrënjë të thella në vend

rezart morina

Pentagoni: Sulmet në Liban nuk do të ndihmojnë në uljen e tensioneve në rajon

RTI