RTV AHIRETI
EkonomiLajmeRajon dhe Botë

Paga mesatare më e lartë në rajon në Slloveni, më të ulëtat në BeH dhe RMV

paga-mesatare-me-e-larte-ne-rajon-ne-slloveni,-me-te-uletat-ne-beh-dhe-rmv

Pagën mesatare më të lartë në rajon e fitojnë punëtorët në Slloveni, ndërsa më të ultën në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Maqedonë të Veriut, thonë analiza e përgatitur nga Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të fundit, paga mesatare e paguar për muajin qershor në Slloveni ishte 1.501,97 euro, Kroaci 1.315 euro, Serbi 855.82 euro, Mali i Zi 838 euro, Bosnjë e Hercegovinë 702.51 euro dhe Maqedonia e Veriut 680.70 euro.

Thuhet se paga mesatare bruto për muajin qershor në Slloveni ka arritur në 2.366,79 euro (me taksa dhe kontribute).

Paga mesatare mujore për gjashtëmujorin e parë të këtij viti është gjithashtu më e lartë se ajo e gjysmës së parë të vitit 2023, nominalisht 6,5 për qind në shumën bruto (pra 3,5 për qind në terma reale), dhe nominalisht 4,0 për qind në shuma neto (në terma reale me 1,1 për qind).

Rritja e pagave në bazë gjashtëmujore në sektorin privat është më e lartë se në sektorin publik.

Krahasuar me pagën e muajit maj, paga mesatare bruto në sektorin privat është më e ulët për 1,1 për qind, ndërsa në sektorin publik është rritur me 5,2 për qind (në sektorin institucional të shtetit, që është pjesë e sektorit publik, është më e lartë për 6,3 për qind).

Arsyeja kryesore për një rritje të tillë të pagave në sektorin publik është rregullimi i vlerës së koefincietit të pagave me 3,36 për qind nga 1 qershori 2024 (pra në masën 80 për qind të rritjes së çmimeve të konsumit të mallrave në periudhën dhjetor 2022- dhjetor 2023), për të cilën përfaqësuesit e sindikatave të sektorit publik dhe Qeveria ranë dakord në fund të vitit të kaluar.

Megjithatë, paga mesatare mujore bruto për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 (krahasuar me pagën për të njëjtën periudhë të vitit 2023) në sektorin privat, është rritur më shumë (me 7,6 për qind) sesa në atë publik, dhe është më e lartë për 4,4 për qind, (në sektorin institucional të shtetit është rritur me 3,8 për qind).

Mesatarisht, paga më e lartë për muajin qershor është paguar për shpërndarjen e energjisë elektrike, gazit dhe avullit (3.630,28 euro bruto ose 2.241,33 euro neto), dhe më e ulëta në katering (1.746,26 euro bruto ose 1.142,43 euro neto).

Në të njëjtën kohë, në Kroaci, paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës në persona juridikë për muajin qershor ishte 1.315 euro, që është nominalisht dhe realisht për 0,7 për qind më e ulët krahasuar me muajin maj.

Paga mesatare mujore bruto për punonjës në Kroaci për qershorin e vitit 2024 ishte 1.819 euro, që është nominalisht dhe realisht më e ulët për 0,7 për qind krahasuar me muajin maj.

Paga më e lartë mesatare mujore neto për të punësuarit në muajin qershor është paguar në sektorin e shëndetësisë, në vlerë prej 1.981 euro, ndërsa më e ulëta në sektorin e prodhimit të veshjeve, në vlerë prej 845 euro.

Paga më e lartë mesatare mujore bruto për punonjës për muajin qershor ka qenë në prodhimin e koksit dhe derivateve të naftës, në vlerë prej 2.942 euro, ndërsa më e ulëta në prodhimin e veshjeve, në vlerë prej 1.091 euro.

Rritja e pagave bruto në periudhën janar-maj 2024 në Serbi, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ishte 15,3 për qind, ose 9,5 për qind në terma reale, ndërsa pagat mesatare neto ishin më të larta për 15,2 për qind, ose 9,4 për qind në terma reale.

Krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, paga mesatare bruto për muajin maj 2024 është më e lartë për 16,3 për qind, dhe reale për 11,3 për qind, ndërsa paga mesatare neto është më e lartë për 16,2 për qind dhe reale për 11,2 për qind.

Në të njëjtën kohë, në Mal të Zi, paga mesatare (neto) në qershor, në krahasim me majin shënoi rritje prej 0,7 për qind, ndërsa paga mesatare (neto) në qershor 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, shënoi rritje prej 5,4 për qind.

Nëse merret parasysh se çmimet e konsumit në qershor, krahasuar me majin, shënuan rritje prej 0,1 për qind, rezulton se fitimet reale për të njëjtën periudhë shënuan rritje prej 0,6 për qind.

Në Bosnjë e Hercegovinë, paga mesatare në qershor ishte më e lartë për 57 euro krahasuar me pagën mesatare të paguar në vitin 2023, kur ishte 645.71 euro.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë së Veriut, indeksi i pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në qershor 2024 krahasuar me qershorin 2023 është 114,8.

Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët e mëposhtëm: veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (24,6 për qind), veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (22,9 për qind), administrata publike dhe mbrojtja, si dhe sigurimet shoqërore të detyrueshme (19,6 për qind).

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraardhës është shënuar në sektorët e mëposhtëm: veprimtari financiare dhe sigurime (21,1 për qind), tregtia me shumicë dhe pakicë dhe riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave (5,4 për qind) dhe veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (4,5 për qind).

Paga mesatare mujore e paguar neto për punonjës për qershor 2024 është 680 euro.

Related posts

Nga Merkeli te Kuban, cila është lidhja midis politikanëve gjermanë dhe litiumit serb?

admin

Eksperti mjekoligjor për Marigona Osmanin: Vdiq si pasojë e lëndimeve të rënda

admin

U rrëmbye në vitin 1998 dhe u mbajt në një bodrum 200 metra larg shtëpisë së tij, burri gjendet pas 26 vitesh! Postimi në rrjetet sociale “tradhtoi” fqinjin e tij

admin