RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pahor dëshiron të zëvendësojë Lajçakun në dialogun Kosovë-Serbi

pahor-deshiron-te-zevendesoje-lajcakun-ne-dialogun-kosove-serbi

Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka konfirmuar për agjencinë sllovene të lajmeve STA se është i interesuar për pozicionin e emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, në të cilin ai do të pasonte Mirosllav Lajçakun, mandati i të cilit përfundon në gusht.

Gazeta sllovene “Delo” raportoi pardje se ish-presidenti i Sllovenisë mund të jetë i dërguari i ri i BE-së për dialog dhe Pahor e konfirmoi këtë dje për STA duke thënë se është i interesuar ta zëvendësojë Lajçakun.

Paraprakisht, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, ka deklaruar se e mbështet pa kushte Pahorin në kandidaturën e tij për postin e Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialog. Mbështetje për këtë detyrë, Pahorit i ka dhënë edhe ministrja e Jashtme, Tanja Fajon.

Pahor është i njohur për avokimin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, por edhe për faktin se insistoi në përmbushjen e marrëveshjeve të Brukselit dhe formimin e asociacionit.

Nga 2012 deri 2022 ishte president i Sllovenisë, e së fundmi me ish-shefen e tij të kabinetit Alja Brglez themeloi Institutin e Miqve të Ballkanit Perëndimor (FOVB).

Related posts

Intervista e parë si kandidate demokrate, Kamala Harris për CNN: Pozicioni im për çështjet kryesore ka ndryshuar që prej kandidimit për presidente

admin

Presidenti Biden u drejtohet udhëheqësve të vendeve të NATO-s, thekson mbështetjen e “hekurt” për aleancën: Jemi më të fortë se kurrë! E nevojshme, fuqia jonë e përbashkët

admin

Kurti deklarohet për Asociacionin: S’mund të ketë super minoritet serb ashtu siç kërkon Beogradi

RTI