RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistan, rezultatet e zgjedhjeve do të shpallen “sa më shpejt që është e mundur”

pakistan,-rezultatet-e-zgjedhjeve-do-te-shpallen-“sa-me-shpejt-qe-eshte-e-mundur”

Kreu i Komisionit Zgjedhor në Pakistan, Raja Sikandar Sultan, tha se rezultatet e zgjedhjeve janë duke u përpiluar dhe ato do të shpallen “sa më shpejt të jetë e mundur”, transmeotn Anadolu.

“Unë jam i sigurt se oficerët tanë të votimit do të përpilojnë dhe transmetojnë rezultatet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Sultan në një video-mesazh dhe përgëzoi kombin për mbajtjen “e suksesshme” të zgjedhjeve.

Mesazhi i tij erdhi pasi partitë politike thanë se rezultatet po vijnë “ngadalë”.

“Rezultatet janë tepër të ngadalta. Megjithatë, rezultatet fillestare janë shumë inkurajuese! Kandidatët e PPP-së dhe të pavarurit me të cilët kemi bashkëpunuar duket se po ecin mirë! Le të shohim se cili është rezultati përfundimtar”, tha kryetari i Partisë Popullore të Pakistanit (PPP), Bilawal Bhutto Zardari.

Syed Zulfi Bukhari, një udhëheqës i lartë i partisë së ish-kryeministrit të burgosur, Imran Khan, Tehreek-e-Insaf (PTI), tha: “Numërimi po ndalet dhe rezultatet po ndryshojnë në shumë vende! Kryesisht Punjab”.

Miliona votues me të drejtë vote hodhën votën e tyre në zgjedhjet e përgjithshme për të zgjedhur një qeveri të re për pesë vitet e ardhshme mes sigurisë së shtuar dhe pezullimit të shërbimeve celulare dhe të internetit. Dita e votimit dëshmoi disa sulme me bomba që rezultuan në të paktën 12 të vdekur.

Related posts

Aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve policorë për marrje dhe dhënie të ryshfetit

admin6

Presidenti francez dënon bllokadat e studentëve propalestinezë në universitete

RTI

Gërvalla vlerëson lart ambasadoren e re të Kosovës në Portugali

RTI