RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani bllokon Wikipedia-n për shkak të ‘përmbajtjes blasfemike’

pakistani-bllokon-wikipedia-n-per-shkak-te-‘permbajtjes-blasfemike’

Autoriteti rregullator i telekomunikacionit i Pakistanit ka bllokuar shërbimin e enciklopedisë ndërkombëtare Wikipedia në internet për shkak të publikimit dhe mosheqjes së përmbajtjes blasfemike, tha një zyrtar i vendit, raporton Anadolu.

Autoriteti i Telekomunikacionit i Pakistanit (PTA) ka bllokuar Wikipedia-n pasi nuk arriti të përmbushë afatin 48-orësh të caktuar të mërkurën për të hequr përmbajtjen sakrilegjike.

“Po, e kemi bllokuar shërbimin sepse Wikipedia nuk e ka bllokuar apo hequr përmbajtjen blasfemike”, tha një zyrtar i lartë për Anadolu përmes telefonit.

“Autoriteti i Telekomunikacionit i Pakistanit (PTA) iu drejtua Wikipedia-s për bllokimin/heqjen e përmbajtjes në fjalë duke lëshuar një njoftim në përputhje me ligjin në fuqi dhe urdhër(at) gjyqësore. U sigurua gjithashtu një seancë dëgjimore, por platforma nuk iu përmbajt duke hequr përmbajtjen blasfemike ose duke u paraqitur para autoritetit”, thuhet në një deklaratë.

PTA kishte paralajmëruar më parë Wikipedia-n se nëse udhëzimet nuk do të ndiqen, shërbimet e saj do të bllokoheshin brenda Pakistanit dhe rikthimi i saj do të rishikohej në varësi të bllokimit ose heqjes së përmbajtjeve të raportuara sakrilegjike.

Autoriteti rregullator kishte degraduar shërbimet e Wikipedia-s në vend në të njëjtën ditë kur kishte vendosur një afat për të bllokuar ose hequr përmbajtjen sakrilegjike.

Autoriteti tha në deklaratën e tij të mëparshme se “duke pasur parasysh dështimin e qëllimshëm të platformës për të respektuar udhëzimet e PTA-së, shërbimet e Wikipedia-s janë degraduar për 48 orë me drejtimin për të bllokuar/hequr përmbajtjen e raportuar”.

Related posts

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit”- Ministri i Jashtëm: Rrezikon të sjellë shkatërrim të madh në të gjithë Lindjen e Mesme! Ja mesazhi për qytetarët tanë atje

admin

Brazili heton falsifikimet e të dhënave për vaksina, bastiset shtëpia e ish-presidentit – VIDEO

admin

Mjekët pa Kufij: Njerëzit që jetojnë në Rafah janë të privuar nga nevojat elementare

rezart morina