RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pa’lestina: Ma’sakra ndaj civilëve në tenda në Ga’za, pasojë e dështimit ndërkombëtar

pa’lestina:-ma’sakra-ndaj-civileve-ne-tenda-ne-ga’za,-pasoje-e-deshtimit-nderkombetar

Ministria e Punëve të Jashtme e Palestinës dënoi masakrën e kryer nga ushtria izraelite ndaj të zhvendosurve në tenda në rajonin Al-Mawasi në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës duke e quajtur atë si pasojë e dështimit ndërkombëtar për të ndalur “luftën gjenocidale”, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se “Kjo masakër e tmerrshme është pjesë e një lufte gjenocidi dhe shpërnguljeje, një seri e pafund masakrash dhe është një politikë zyrtare izraelite që synon ta kthejë të gjithë Rripin e Gazës në një tokë të zbrazët të papërshtatshme për jetën njerëzore”.

Dështimi i komunitetit ndërkombëtar për të zbatuar vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) inkurajoi “shtetin pushtues” (Izraelin) që të kryejë më shumë masakra kundër popullit palestinez, theksohet në deklaratën ku bëhet e ditur se mënyra e vetme për mbrojtjen e popullit palestinez dhe kryerjen e shkëmbimit të pengjeve kalon nga sigurimi i një armëpushimi të menjëhershëm.

Duke vënë në dukje “imunitetin” e Izraelit dhe liderëve të tij, në deklaratë thuhet se “Masakra e Al-Mawasit është pasojë e dështimit ndërkombëtar për të ndaluar luftën gjenocidale. Imuniteti dhe mbrojtja që vazhdon për Izraelin dhe liderët e tij u jep atyre më shumë kohë për të kryer format më të urryera të vrasjeve, spastrimit etnik dhe zhvendosjes kundër popullit palestinez”.

​​​​​​​Të paktën 40 palestinezë u vranë në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj personave të zhvendosur në tenda në Gaza.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët, avionët luftarakë izraelitë kryen 3 sulme me raketa ndaj tendave të personave të zhvendosur në rajonin Al-Mawasi, i cili pretendohet të jetë “i sigurt” në perëndim të Khan Younis.

Related posts

BE thërret takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit

rezart morina

Ushtarakët shqiptarë trajnohen në Turqi për dronët “Bayraktar”

admin

Drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt, gjykata shpall fajtor Justin Timberlake! Ja gjoba që do të paguajë këngëtari

admin