RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestina përshëndet masat e përkohshme të gjykatës së lartë të OKB-së për luftën e Izraelit në Gaza

palestina-pershendet-masat-e-perkohshme-te-gjykates-se-larte-te-okb-se-per-luften-e-izraelit-ne-gaza

Ministri palestinez i Punëve të Jashtme, Riyad Al-Maliki, ka përshëndetur masat e përkohshme të urdhëruara nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për luftën e Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që të sigurojnë që të gjitha masat e përkohshme të urdhëruara nga gjykata të zbatohen, përfshirë nga Izraeli, fuqia pushtuese”, tha Al-Maliki, duke theksuar se vendimi i gjykatës botërore, i lëshuar më herët të premten, përbën një “detyrim ligjor të obliguar”.

“Vendet tani kanë detyrime të qarta ligjore për të ndalur luftën gjenocidale të Izraelit ndaj popullit palestinez në Gaza dhe të sigurohen që ata të mos jenë bashkëpunëtorë”, shtoi ai.

Shefi i diplomacisë palestineze shtoi se vendimi i gjykatës ndërkombëtare është “një kujtesë e rëndësishme se asnjë shtet nuk është mbi ligjin”.

“Ai duhet të shërbejë si një thirrje zgjimi për Izraelin dhe aktorët që mundësuan mosndëshkimin e tij të rrënjosur”, theksoi ai.

Ai shprehu “mirënjohjen e përjetshme të Palestinës për popullin dhe qeverinë e Afrikës së Jugut për marrjen e këtij hapi të guximshëm të solidaritetit aktiv”, duke shtuar se autoritetet palestineze do të “vazhdojnë të punojnë ngushtë me Afrikën e Jugut dhe vendet e tjera për të siguruar që drejtësia të shërbehet”.

Në një vendim të përkohshëm në çështjen e gjenocidit të paraqitur nga Afrika e Jugut në Hagë, GJND-ja urdhëroi Izraelin të marrë “të gjitha masat brenda fuqisë së tij” për të parandaluar aktet e gjenocidit në Gaza, por nuk urdhëroi një armëpushim.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.

Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, të paktën 26.083 palestinezë janë vrarë që atëherë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe 64.487 janë plagosur

Ofensiva izraelite, sipas OKB-së, ka shkaktuar zhvendosjen e brendshme të 85 për qind të popullsisë së Gazës në mes të mungesës akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Related posts

Spiropali në Prishtinë, Konjufca: Kosova dhe Shqipëria kanë lidhje të natyrshme vëllazërore

RTI

Arabia Saudite do të japë 10 milionë dollarë për projektet e zhvillimit në Liban

rezart morina

Lajçakut i vazhdohet zyrtarisht mandati si emisar i dialogut deri në janar

admin