RTV AHIRETI
Lajme

Palestina: Sa herë që bota bën presion për armëpushim, Izraeli përgjigjet me masakra

palestina:-sa-here-qe-bota-ben-presion-per-armepushim,-izraeli-pergjigjet-me-masakra

Përfaqësuesi i Përhershëm i Palestinës në Kombet e Bashkuara (OKB), Riyad Mansour ka deklaruar se sa herë që bota bën presion për armëpushim, Izraeli përgjigjet me masakra, transmeton Anadolu.

Mansour mbajti një fjalim në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së i cili u mblodh për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.

“Nuk është rastësi që sa herë që bota bën presion për një armëpushim, Izraeli përgjigjet me një masakër si në shkollën (Al-Taba’een). Ai jep një mesazh më të shëmtuar se ai i mëparshmi dhe deklaron se nuk do të ndalet”, deklaroi Mansour.

Më tej Mansour theksoi se ndërsa mirëpresin konsensusin ndërkombëtar që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm, është e qartë se Izraeli po përdor të drejtën e vetos për t‘ia dalë me këtë mendim. “Kjo duhet të marrë fund. Izraeli nuk mund të vazhdojë të sfidojë botën”, tha Mansour.

The post Palestina: Sa herë që bota bën presion për armëpushim, Izraeli përgjigjet me masakra first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Lu’fta në Ga’za, sul’met iz’raelite vr’asin 39 pa’lestinezë në 24 orët e fundit

admin

Rritet në 30.878 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin

Brenda gjashtë jave, 88 mjekë u larguan nga Kosova

rezart morina