RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Palestinezët: “Mavi Marmara” ka rritur rrjetin e solidaritetit me Gazën

palestinezet:-“mavi-marmara”-ka-rritur-rrjetin-e-solidaritetit-me-gazen

Palestinezët janë të mendimit se sulmi i Izraelit 13 vjet më parë ndaj anijes “Mavi Marmara” e cila transportoi ndihma humanitare në Rripin e Gazës ka rritur rrjetin e solidaritetit me Gazën në aspektin rajonal dhe ndërkombëtar.

Kanë kaluar 13 vite nga sulmi i ndërmarrë nga Izraeli më 31 maj 2010 dhe në të cilin humbën jetën 10 shtetas turq.

Palestinezët të cilët kujtojnë me falënderim mbështetjen e dhënë për Gazën, theksojnë se jehona që kjo ka krijuar në kuadër rajonal dhe ndërkombëtar, ka tërhequr vëmendje mbi çështjen palestineze dhe ka rritur solidaritetin ndaj Gazës.

– Ka sjellë në rend dite çështjen palestineze

Zyrtari i Komitetit Ndërkombëtar për Thyerjen e Bllokadës, Anwar Atallah foli në një prononcim për Anadolu tha se “Mavi Marmara” përfaqëson unitetin e popullit turk dhe popullit palestinez.

“Me flotën e Lirisë, të cilën populli turk e udhëhoqi për të mbështetur palestinezët, ata zgjeruan rrjetin e tyre të solidaritetit me Rripin e Gazës nën bllokadë. Kjo anije solli në rend dite çështjen palestineze dhe njoftoi zërin e Gazës në mbarë botën”, deklaroi Atallah i cili shtoi se palestinezët e kanë vlerësuar gjithmonë mbështetjen e qeverisë dhe popullit turk.

– “Mavi Marmara”, ishte një nga veprimet më të fuqishme në mbështetje të palestinezëve

Sulmi “paralajmëroi botën për atë çfarë po ndodhte në Gaza dhe shkaktoi rritje në numrin e aktivistëve që punojnë për solidarizim” tha Atallah, duke folur me lëvdata për “ata që ndodheshin në anije dhe që insistuan për të përfunduar udhëtimin”.

Ai theksoi se turqit kanë drejtime shumë të mira humanitare për të ndihmuar të dobëtit dhe ata që kanë nevojë në vende të ndryshme të botës.

Mendimtari politik, Ahmed Yusuf tha se “Mavi Marmara” është një nga veprimet më të fuqishme që mbështet palestinezët dhe se ngjarja është një tregues se populli turk qëndron pranë palestinezëve me të gjithë forcën e tij.

Related posts

Sot hyn në fuqi rregullorja e re e “Prishtina Parking”

admin

Gjenerali turk: Do ta mbështesim Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike

RTI

Kuvendi mban sot dy seanca

admin