RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa dënon luftën në Ukrainë, kërkon armëpushim dhe negociata

papa-denon-luften-ne-ukraine,-kerkon-armepushim-dhe-negociata

Dy ditë para përvjetorit të parë të pushtimit rus të Kievit, Papa Françesku tha se lufta në Ukrainë është “absurde dhe mizore”, dhe bëri thirrje për armëpushim dhe negociata.

Gjatë fjalimit javor të 22 shkurtit, Papa e quajti njëvjetorin e luftës “përvjetor të trishtuar” dhe tha se është afër popullit ukrainas.

Ai tha se “fitorja e vërtetë” në Ukrainë “nuk mund të ndërtohet mbi rrënoja”.

Edhe në fjalimin e tij të Krishtlindjes më 25 dhjetor, Papa kishte bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.
Papa e ka konsideruar luftën në Ukrain si “çmenduri”.

Vitin e kaluar ai kishte deklaruar se “të pafajshmit e paguajnë luftën”, dhe se tregtarët e armëve që përfitojnë nga lufta janë “delikuentë që vrasin njerëzimin”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Related posts

SHBA, një profesor mbetet në spital pasi u rrah nga policia gjatë protestës pro-palestineze

rezart morina

SBASHK i përgjigjet Nagavcit: Ekziston vendimi, orët e humbura nuk i zëvendësojmë

admin

60% e qytetarëve thonë se cilësia e derivateve të naftës nuk është aspak e mirë

rezart morina