Papa Françesku tha të dielën se sulmet e Izraelit në Gaza dhe Liban janë “të pamoralshme” dhe “disproporcionale”.
Gjatë fluturimit të tij nga një udhëtim katër-ditor në Luksemburg dhe Belgjikë, Papa u pyet për vrasjen e synuar nga Izraeli të liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, në sulmin e së premtes në Bejrut, i cili çoi në shumë viktima dhe bëri disa ndërtesa në rrënoja.
“Çdo ditë telefonoj famullinë e Gazës. Më shumë se 600 njerëz janë atje, brenda famullisë dhe kolegjit, dhe ata më tregojnë për gjërat që po ndodhin, duke përfshirë mizoritë që po ndodhin atje,” u tha ai gazetarëve.
“Ajo që po më thoni – nuk e kuptova plotësisht se si kanë qenë gjërat (?) – por mbrojtja duhet të jetë gjithmonë proporcionale me sulmin,” shtoi ai.
Ushtria izraelite ka goditur Libanin kundër atyre që i quajti objektivat e Hezbollahut që nga 23 shtatori, duke vrarë të paktën 816 njerëz dhe duke plagosur mbi 2,500 të tjerë, sipas Ministrisë libaneze të Shëndetësisë. Bombardimet e rënda synuan gjithashtu komandantët e lartë të Hezbollahut dhe detyruan dhjetëra mijëra civilë të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Hezbollahu dhe Izraeli janë përfshirë në luftë ndërkufitare që nga fillimi i luftës së Izraelit në Gaza, e cila ka vrarë më shumë se 41,000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, pas një sulmi ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetorin e kaluar.
“Kur ka diçka joproporcionale, një tendencë dominuese që shkon përtej moralit është e dukshme,” tha Papa.
“Një vend që me forcat e tij i bën këto gjëra – po flas për çdo vend – që i bën këto gjëra në një mënyrë kaq “superlative”, këto janë veprime imorale,” shtoi ai.
“Edhe në luftë, ka moral për t’u mbrojtur. Lufta është e pamoralshme, por rregullat e luftës tregojnë njëfarë morali. Por kur kjo nuk respektohet, ju mund të shihni – siç themi ne në Argjentinë – “gjaku i keq” për këto gjëra.”