RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti iz’raelit miraton 3 projektligje për mbylljen e agjencisë UNRWA, e cilëson atë “organizatë te’rroriste”

parlamenti-iz’raelit-miraton-3-projektligje-per-mbylljen-e-agjencise-unrwa,-e-cileson-ate-“organizate-te’rroriste”

Parlamenti izraelit (Knesset) ka miratuar tre projektligje në lexim të parë për të mbyllur agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) dhe për ta cilësuar atë një “organizatë terroriste”, transmeton Anadolu.

Siç raportoi gazeta ‘The Times of Israel’, projektligji i parë e ndalon UNRWA-në të operojë ndonjë mision, të ofrojë ndonjë shërbim ose të kryejë ndonjë aktivitet në territorin izraelit. Projektligji u miratua me 58 vota kundrejt 9.

Projektligji i dytë u miratua me 63 vota kundrejt 9 dhe ai kërkon heqjen e imunitetit të personelit të UNRËA-së dhe heqjen e privilegjeve ligjore që i ofrohen stafit të OKB-së në Izrael.

Projektligji i tretë kërkon përcaktimin e agjencisë së OKB-së si një “organizatë terroriste”, si dhe kërkon që Izraeli të ndërpresë lidhjet me të. Projektligji në fjalë u miratua me 50 vota kundrejt 10.

Të tre projektligjet tani do të shkojnë në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Knesset për shqyrtim të mëtejshëm. Ata do të kërkojnë dy lexime të tjera për t’u bërë efektive.

Muajin e kaluar, Knesset miratoi një mocion paraprak për të miratuar një projektligj që përcaktonte UNRWA-në si një “organizatë terroriste”.

Izraeli ka lobuar shumë që UNRWA të mbyllet pasi është e vetmja agjenci e OKB-së që ka një mandat specifik për t’u kujdesur për nevojat themelore të refugjatëve palestinezë.

UNRWA-ja u formua me një rezolutë të OKB-së në vitin 1949 dhe është e mandatuar për të ofruar ndihmë dhe mbrojtje për refugjatët në pesë zonat e saj të veprimit, respektivisht në Jordani, Siri, Liban, Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

Related posts

Mbi 2 mijë e 220 vetura të regjistruara me targa RKS në veri

admin

Autoritetet të alarmuara: Më shumë se 51 mijë refugjatë të mitur janë të zhdukur në Evropë! Komisioni i BE-së flet për një sistem “të prishur”

admin

Osmani: Masakra e Rezallës, dëshmi e krimeve që ka kryer Serbia në Kosovë

admin