RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Parlamenti skocez zgjedh Humza Yousaf-in ministër të parë

parlamenti-skocez-zgjedh-humza-yousaf-in-minister-te-pare

Anëtarët e Parlamentit Skocez me një shumicë prej 71 votash kanë zgjedhur kreun e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP), Humza Yousaf, si ministër të parë, transmeton Anadolu.

Ministri i Parë i sapozgjedhur po ashtu bëhet anëtar i Këshillit Konfidencial të Mbretërisë së Bashkuar. Yousaf nesër do të betohet në Gjykatën e Sesionit, gjegjësisht në gjykatën e lartë civile të Skocisë.

Yousad, i cili tha se zgjedhja e tij është kulmi i një “udhëtimi të brezave nga qyteti Punjab në Parlament”, në ditët në vijim pritet të ftohet në një audiencë private me Mbretin Charles III.

Para votimit parlamentar, Yousaf konkurroi me rivalët brenda partisë, duke mposhtur rivalët Kate Forbes dhe Ash Regan. Pas raundit të dytë kur Regan u eliminua, dje Yousaf fitoi 52,1 për qind të votave ndaj Forbes, e cila fitoi 47,9 për qind të votave.

Më pas, gjatë ditës së sotme, ai mori pjesë në një seancë të votimi parlamentar, duke siguruar shumicën e votave në parlament për të udhëhequr Skocinë.

Ai tha se ndihet si “njeriu më me fat në botë” dhe foli për prejardhjen e familjes së tij si emigrantë në Skoci.

Ish-kryetarja e SNP-së, Nicola Sturgeon, tha se Humza Yousaf do të jetë një “udhëheqës i shquar” dhe theksoi se ajo “nuk do të mund të ishte më krenare se kaq”.

Humza Yousaf është muslimani i parë që drejton një parti të madhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe njëkohësisht është lideri i parë nga një pakicë etnike i një qeverie të deleguar në Mbretërinë e Bashkuar.

Rivali politik i tij, lideri laburist skocez, Anas Sarwar, thotë se pavarësisht nga politika, me rëndësi është të reflektohet mbi peizazhin e ndryshëm politik të politikës skoceze. Ai tha se është një “moment i rëndësishëm” për Skocinë dhe shprehu “urimet e tij të sinqerta” për Yousaf-in dhe familjen e tij.

Related posts

Sizmologu italian: Tërmetet e të hënës zhvendosën kontinentin e Anadollit deri në 10 metra

admin

Izraelitët dhe libanezët përgatiten për hakmarrjen e Izraelit kundër Hezbollahut

admin

Të jetosh në “furrë”: Vala e të nxehtit kaplon kampet e të zhvendosurëve në Siri

admin