RTV AHIRETI
Lajme

Pas reshjeve të shumta që ndodhën mbrëmë, MPB-ja thotë se situata është nën kontroll

pas-reshjeve-te-shumta-qe-ndodhen-mbreme,-mpb-ja-thote-se-situata-eshte-nen-kontroll

Pas të reshurave të shiut që kanë ndodhur mbrëmë në Kosovë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ka dalë në terren, për ta parë nga afër gjendjen dhe punën e zjarrfikësve.

Zëvendësministri Dobra më këtë rast ka vizituar disa zona, në veçanti pikën në lagjen Veternik dhe fshatin Dobratin të Komunës së Graçanicës.

“Më këtë rast zëvendësministri Dobra ka konstatuar se të gjitha njësitet e zjarrfikësve janë mobilizuar plotësisht për të menaxhuar situatën dhe për t’u dalë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve që janë prekur nga kjo situatë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Ai, po ashtu, falënderoi zjarrfikësit, pasi u konstatua se falë punës së tyre situata është nën kontroll dhe të gjitha pengesat janë mënjanuar.

 

The post Pas reshjeve të shumta që ndodhën mbrëmë, MPB-ja thotë se situata është nën kontroll first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Aksident në Sllatinë, lëndohen pesë persona – dyshohet edhe për viktima

admin

Dy kadetë nga Kosova diplomojnë në “West Point” në SHBA

RTI

Vendet e BE-së morën mbi 89 mijë kërkesa për azil në shtator

admin