Pas takimeve të suksesshme që pati ë Kosovë e Serbi, emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak sot është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Lajcak përmes një cicërime në Twitter tregoi se kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi.
“Pati një bisedë të mirë me @ViolavonCramon. Kemi shkëmbyer shënime mbi zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe në Parlamentin Evropian. Unë jam mirënjohës për bashkëpunimin tonë të ngushtë të vazhdueshëm”, shkroi Lajcak.