RTV AHIRETI
Shëndetësi

Patatet e skuqura shkaktojnë ankth dhe depresion, si qëndron e vërteta?

patatet-e-skuqura-shkaktojne-ankth-dhe-depresion,-si-qendron-e-verteta?

Patatet e skuqura, janë ndër ushqimet e preferuara për shumë persona, por ushqimet me yndyrna, mund të ketë një ndikim negativ në shëndetin mendor.

Një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, zbuloi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht i patateve të skuqura, lidhej me një rrezik 12% më të lartë shfaqjes së ankthit dhe 7% rrezik më të lartë të depresionit. E kjo krahasuar me njerëzit që nuk konsumonin rregullisht ushqime të skuqura.

Lidhja ishte më e theksuar mes të rinjve

Ushqimet e skuqura janë faktorë rreziku të njohur për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe shqetësime të tjera shëndetësore. Prandaj këto rezultate hapin rrugë për të kuptuar më tej rëndësinë e reduktimit të ushqimeve të skuqura. Megjithatë, ekspertët thanë se rezultatet janë paraprake dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura nxisin probleme të shëndetit mendor, apo njerëzit që përjetonin simptoma të depresionit ose ankthit thjesht iu drejtohen ushqimeve të skuqura si një formë komforti. Ajo që mbetet e ditur, është se konsumi i ushqimeve shumë të përpunuara lidhet me shfaqjen e sëmundjeve të rënda.

Studimi vlerësoi 140,728 njerëz mbi moshën 11.3 vjçare. Pas përjashtimit të pjesëmarrësve të diagnostikuar me depresion, brenda dy viteve të para u zbuluan 8,294 raste ankthi dhe 12,735 raste depresioni tek ata që konsumuan ushqim të skuqur. Dhe tek ata që konsumuan veçanërisht patate të skuqura u vu re një rritje prej 2% në rrezikun e shfaqjes së depresionit.

Studimi zbuloi gjithashtu se pjesëmarrësit që konsumonin rregullisht më shumë se një vakt me ushqim të skuqur, kishin më shumë gjasa të ishin meshkuj të rinj në moshë. Gjithashtu, u vu re edhe se ushqimi i pashëndetshëm, me pak vlera ushqyese, mund të frenojnë përmirësimin e gjendjeve të tilla shëndetsore.

Sipas hulumtuesëve, një kimikat i formuar gjatë procesit të skuqjes, veçanërisht tek patatet e skuqura, mund të jetë fajtori.
Efektet shëndetësore të ushqimit të skuqur varen edhe lloji i yndyrës që përdoret dhe lloji i ushqimit. Në rasitin e patateve, ato shkaktojnë rritje të mëdha të sheqerit në gjak, gjë që ndiqet nga një çbalancim horomonal.

E megjithatë, ekspertët theksojnë nuk ka nevojë për panik. Por ndjekja e një stili jetese të shëndetshme dhe reduktimi i konsumit të ushqimeve të skuqura mund të jenë të dobishme për shëndetin mendor, përveç shëndetit të përgjithshëm.

Related posts

Çfarë mund të shërojë uji i detit dhe çfarë funksioni ka?

rezart morina

Kujdes nëse keni dhimbje gjoksi

admin

Vitamina K duhet për zemrën e eshtrat, 6 shenjat që tregojnë mungesën

admin