RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

PDK do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

pdk-do-t’i-votoje-marreveshjet-nderkombetare

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se partia e tij do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai tha se këtë vendim e kanë marrë pas mbledhjes së Grupit Parlamentar dhe diskutimeve brenda strukturave të partisë.

Hamza tha se këto marrëveshje i përkrahim pa kushtëzime.

“Ne kemi vendosur që t’i përkrahim dhe t’i votojmë të gjitha marrëveshjet financiare ndërkombëtare të cilat janë në rend dite në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Këto marrëveshje i përkrahim pa kushtëzime. Fatkeqësisht nuk kemi pasur një kërkesë dhe një qasje të duhur dhe pozitive edhe nga ana e qeverisë… Sidoqoftë ne i kemi negociuar një pjesë të këtyre marrëveshjeve financiare ndërkombëtare dhe ne nesër në seancën e Kuvendit do t’i përkrahim dhe do të japim votën tonë për aprovimin e këtyre marrëveshjeve”, ka thënë ai në një konferencë për media.

Related posts

Pagat në arsim, ja shifrat me koeficientin e ri

admin

Po largohen nxënësit nga shkollat e Kosovës, MASHTI jep shifra të “frikshme”

rezart morina

Erdoğan: Turqia ka ndërmarrë hapa historike në arsim – VIDEO

admin