RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Për dy ditë afër 20 mijë vetura dolën nga Kosova

per-dy-dite-afer-20-mije-vetura-dolen-nga-kosova

Në dy ditët e para të vitit, afër 20 mijë vetura dolën nga pikat kufitare në Kosovë. E po ashtu, të njëjtën e bën edhe 234 autobusë me udhëtarë. Por, pavarësisht kësaj, numër më i madh i mjeteve të udhëtimit në këto dy ditë, hynë në Kosovë përmes kufijve tokësor. Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktori ekonomik mbetet kyç në daljen jashtë vendit.
Fidan Zejnullahu nga Fidan Zejnullahu 03/01/2024
A A

Janë ditët e para të vitit 2024.

Por, mijëra vetura deri më tani, kanë hyrë dhe dalë nga Kosova.

Në një përgjigje për Tëvë1 nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur se sa mjete udhëtimi lanë Kosovën në dy ditët e para të janarit.

Nga policia kanë thënë se me një janar, mbi 9 mijë vetura dolën nga pikat e ndryshme kufitare të vendit.

Ndërsa numër përafërsisht i njëjtë, ishte i veturave që hynë në vend në ditën e parë të vitit.

Po ashtu, është bërë e ditur se 90 autobusë përmes kufirit tokësor dolën nga Kosova, kundrejt 75 autobusëve që hynë në vend.

Por shifrat u rritëm ndjeshëm në ditën e dytë të janarit.

Plot 10 mijë vetura dolën nga Kosova, ndërsa mbi 11 mijë hyn nga jashtë.

Fluks më i madh në ditën e dytë të vitit, ishte edhe i udhëtarëve që si mjet udhëtimi zgjodhën autobusin.
144 autobus lanë Kosovën me dy janar, ndërsa 177 hyn në territorin e Kosovës.

E numër i madh i qytetarëve, në ditët e para pas liberalizimit të vizave u panë edhe në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Sipas ekspertëve të ekonomisë, edhe pas liberalizimit të vizave, faktori ekonomi është kyç në daljen e qytetareve jashtë vendit.

“Ky lloj liberalizimi, nuk ofron vende pune por përmes kësaj mundësie tentojnë të krijojnë kontakte që në një të ardhme jo të largët të krijojnë vende pune për vetveten”, thotë Mustafë Kadrijaj.

Ai thotë se në të kaluarën, shkak për lëshimin e vendit ishin edhe shkaqet politike.
“Në vitet e ’90-ta, përveç faktorit ekonomik, më shumë ka qenë edhe faktori politik, sepse represioni i Serbisë mbi Kosovën ka qenë goxha i lartë, kështu që qytetarët kanë qënë të detyruar ta lënë vendin”, thotë ai.

Ndryshe, liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen.

Related posts

Ministri i Jashtëm i Iranit do të vizitojë Riadin pas vizitës së homologut saudit në Teheran

admin

Turqi: Shpëtuan 27 emigrantë të parregullt që u dëbuan nga Greqia

rezart morina

Indianët, turqit e palestinezët të interesuar për të punuar në Shqipëri

admin