RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Për herë të parë në BE rritet numri i kërkesave për azil

per-here-te-pare-ne-be-rritet-numri-i-kerkesave-per-azil

Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian (Eurostat) për herë të parë ka raportuar një rritje të kërkesave për azil, transmeton Anadolu.

Sipas Eurostat, në listën e kërkesave prijnë shtetasit sirianë dhe afganë.

“Në shkurt të vitit 2023, gjithsej 76.505 aplikantë për azil për herë të parë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në vendet e BE-së”, thuhet në njoftimin e Eurostat-it, ku shtohet se kjo është një rritje prej 41 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sirianët me 9.885 dhe afganët me 9.310 raste përfaqësojnë dy grupet më të mëdha të azilkërkuesve për herë të parë.

Qytetarët rusë u renditën në vendin e tetë, duke bërë 2.385 aplikime.

Rreth 2.475 aplikantë ishin të mitur të pashoqëruar.

Mbi dy të tretat e rasteve janë paraqitur në Gjermani, Spanjë, Itali ose Francë.

Related posts

Izraeli së shpejti me kufizime për xhaminë Al-Aksa gjatë Ramazanit

rezart morina

Vdes motra e komandatit legjendar Adem Jashari

rezart morina

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, NATO: Jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit

admin