Për herë të parë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka pranuar përgjegjësinë e Kievit për sulmin në urën e Krimesë, më 8 tetor 2022.
Në ditën e 500-të të luftës, zëvendësministrja e Mbrojtjes Hanna Malyar publikoi në Telegram një listë të veprimeve më të rëndësishme të kryera nga ushtria, përfshirë sulmin në urë.
“273 ditë që nga sulmi i parë u krye në urën e Krimesë për të prishur logjistikën e rusëve”, shkruan Malyar.
Ura e Krimesë u hodh në erë me eksploziv të transportuar nga një kamion bombë. /atsh