RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Përfaqësuesit e Këshillit Grevist arrijnë në Qeveri, pritet të nis takimi me Kurtin

perfaqesuesit-e-keshillit-grevist-arrijne-ne-qeveri,-pritet-te-nis-takimi-me-kurtin

Përfaqësuesit e Këshillit Grevist kanë arritur në Qeverinë e Kosovës.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jashari, bashkë me përfaqësuesit e tjerë të Këshillit Grevist pritet të takohen me kryeministrin Albin Kurti.

Gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar takimin e Jasharajt me Kurtin.

Ndryshe ky takim vie pas disa javëve grevë në arsim.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka vazhduar me kërkesën për 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të Pagave për të gjithë mësimdhënësit.

E kundër kësaj ka vazhduar të deklarohet Qeveria e Kosovës.

Pas takimit të sotëm, mbetet të shihet nëse qëndrimet e SBASHK-ut dhe të Qeverisë do të përafrohen dhe që fëmijët të mund të nisin procesin mësimor.

Related posts

24 vite nga bombardimet e NATO-s, Meta: I dha fund përgjakjes së Ballkanit nga kasapi Millosheviç

admin

Policia e Kosovës kontroll në Banjskë, zbulohen armë dhe mjete ushtarake, dyshohet se i përksinin grupit të Radoiçiçit

admin

17 vite nga vrasja e Triumf Rizës, Sveçla: Ende nuk është vendosur drejtësia

admin