Është përfshirë nga zjarri një objekt në fshatin Miradi të Fushë Kosovës.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo ka thënë se rasti ka ndodh rreth orës 12:00 dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
Tutje ajo ka bërë të ditur se në vend të ngjarjes kanë dal Policia dhe zjarrfikësit.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (një punëtori ) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Ahmeti për teve1.info