Kanë përfunduar takimet e ndara në Bruksel mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak me palën kosovare dhe atë serbe.
Lajçak fillimisht u takua me delegacionin serb i kryesuar nga kryenegociatori Petar Petkoviq e më pas edhe me delegacionin e Kosovës i kryesuar nga guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.
Palët janë në pritje për të kuptuar nëse do të ketë takime të përbashkëta dhe cilët do të jenë hapat e tjerë.
Të dyja delegacionet kanë prezantuar para Lajçakut qëndrimet e tyre.
Nga BE-ja është bërë e ditur të hënën se “takimet do të kenë rrjedhën e takimeve në formatin e zakonshëm të dialogut”.