Ka përfunduar mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit të Zubin Potokut, Ismi Zeqiri.
Këtë njoftim e ka bërë Srdjan Vuçiniq, iniciator i këtij peticioni i cili ka thënë se kanë mbledhur më shumë se 1300 nënshkrime që i kanë kërkuar.
Ai ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin.
“Peticioni ka përfunduar dje dhe kemi mbledhur më shumë se sa na duhen. Për shifrën zyrtare dhe hapat e ardhshëm do t’ju informojmë së shpejti”, tha Vuçiniq.
Nënshkrimet janë mbledhur edhe në komunat e tjera të Veriut të Kosovës, Leposaviq, Mitrovicë e Veriut e Zveçan.
Të gjithë iniciatorët theksuan se kanë mbledhur më shumë nënshkrime sesa kërkohet